INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Julian Deda kritikon rëndë Devin dhe Dorin: Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut! [FOTO]

Julian Deda kritikon rëndë Devin dhe Dorin: Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut! [FOTO]

Publikuar më: 12:31 06-09-2016

Fiks Fare filloi dje sezonin e ri me shumë risi dhe të papritura.

Diçka e tillë ishte e paralajmëruar që kur u bë e ditur se Gent Pjetri dhe Fiori Dardha do të zëvendësoheshin nga dy aktorët, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Dyshja duket se vendosi që të bëjë bum që me ehrën e parë dhe të sigurojnë një vend në kujtesën e televizionit shqiptar, pasi ajo e djeshmja vështirë se do të harrohet më. Devi dhe Dori u puthën në buzë duke shkuar kështu aty ku dy prezantues televizivë shqiptarë (dhe meshkuj) nuk kishin shkuar kurrë më parë. Ky veprim natyrisht që zuri vëmendjen e të gjithë mediave, si dhe shkaktoi reagime. Një prej tyre ishte ai i kolegut aktor Julian Deda, i cili këtë punë e ka bërë për vite me radhë dhe është një nga veteranët e ekranit të sotëm shqiptar. Juli duket se nuk ka një mendim  pozitiv dhe nuk është kursyer në kritike, por nuk ka ngurruar as të japë këshilla, që dy djemtë “të mos përdoren në këtë mënyrë” dhe që “njerëzit që kanë lekun” të mos mendojnë se “aktorët janë ca budallenj, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë”. Kjo ishte deklarata e tij e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992