Juliana Pasha rrallëherë bëhet pjesë e lajmeve rozë por këtë herë thashethemet nuk e kanë kursyer as këngëtaren.
Edhe pse mudnohet ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private, bazuar në një foto të fundit të postuar nga ajo vetë, portalet e bënë fakt që Juliana është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë. Megjithatë ka qenë vetë kjo e fundit që ka reaguar nëpërmjet një postimi duke zbuluar të vërtetën. “Lajmi paska marrë dhenë... unë s'di gjë. Ehh ç'më bëre o mëngjes i shijshëm. Më bëre barkun.... (ja ti pyes pak sa muajshe jam) , përfundon ajo duke mohuar atë që deri tani ishte hamendësuar. Megjithatë, nëse do të ishte i vërtetë ky do të ishte vërtet lajm i mirë.