Pas një pauze goxha të gjatë, ekranit do t’i rikthehet sërish Julka Gramo.
“Pasditja ime” që startoi në RTSH sezonin e kaluar, do të vijë me të njëjtin koncept por do të ketë Julkën hyrje të re tek moderatorët. “Paditja ime” do t’i japë mundësinë çdokujt të njihet me tema të ndryshme aktualiteti, showbizzi, modë, art, kulturë; me një gamë të gjerë temash sociale.
Autorët e programit, bashkë me autore gazetaren Rezarta Nika, kanë menduar që të enjteve pasdite të rikthejnë një zë mjaft të ëmbël dhe një figurë të dashur për ju, Julkën.
Ndërsa ditët e tjera do të kenë po të njëjtët drejtues: Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos.