Dhe është gjëja më e bukur që keni parë sot.
Julka është tanimë në momentin e saj më të mirë. Si mund të jesh ndryshe nëse bën punën që do, ke gjetur dashurinë e jetës dhe je tashmë nënë e dy djemve. Këngëtarja solli në jetë, djalin e dytë Greg në muajin shtator të vitit që kaloi duke e bërë Ian-in me një vëlla.
Ndërsa gjatë këtyre muajve, ajo është treguar e kujdesshme për të mos e treguar fytyrën e fëmijës, duket se diçka e ka bërë të ndryshojë mendje. Kujtojmë që të njëjtën taktikë këngëtarja ndoqi edhe për djalin e saj të parë, Ian. Por këtë herë, ajo nuk ka rezistuar dhe ka ndarë me ne një foto me dy nga meshkujt e shtëpisë, duke na prezantuar kështu për herë të parë me baby nr. 2. Më i lezetshëm se kaq nuk mund të ishte. You made our day, Julka.