Jumpsuits janë specifikuar se mund të vishen vetëm gjatë verës, dhe shumë prej nesh refuzojmë ti veshim dhe gjatë pranverës.
Por ky është një gabim pasi s'ka veshje që janë të caktuara veç për një stinë apo muaj.
Mjafton të vishni stilin e duhur që i përshtat rastit dhe formave të trupit dhe çdo herë një Jumpsuits është veshja ideale.
Modelet e kësaj veshjet janë të shumta por ditën e sotme intv do përqendrohet tek trendi i kësaj stine, jumpsuits xhins.
Modelet e më poshtme janë të përshtatshme për përditë, për në punë për mbrëmjen dhe pse jo dhe për festa nëse dini ta kombinoni dhe të rrëmbeni vëmendjen e të gjithëve./intv.al/