INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juncker kritikon BE-në: “Njerëzit vijnë të parët, pastaj feja”

Juncker kritikon BE-në: “Njerëzit vijnë të parët, pastaj feja”

Publikuar më: 12:18 22-09-2016

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e krizës me migrantë. Ai tha se vendet anëtare nuk duan të marrin refugjatë nga Greqia dhe Italia, që janë të mbipopulluara, shpesh për faktin se migrantët janë myslimanë.

“Disa shtete të BE-së besojnë se ne jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësirë për myslimanët”, tha Juncker. “Ky lloj arsyetimi është i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja”, shtoi Juncker.

Në shtator të vitit 2015, vendet e BE-së kanë votuar për shpërndarjen e 160,000 migrantëve që ndodhen në Greqi dhe Itali përgjatë dy vjetëve. Deri më tani, vetëm rreth 5,000 migrantë janë rivendosur në një shtet tjetër. Me këtë ritëm, do të duhen gati dy dekada për të arritur qëllimin.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557