INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juncker: Përpjekjet e SHBA për të ndarë BE-në në tregti  'janë të kota'

Juncker: Përpjekjet e SHBA për të ndarë BE-në në tregti 'janë të kota'

Publikuar më: 15:58 18-07-2018

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në prag të udhëtimit të tij në Uashington javën e ardhshme, dha një mesazh për presidentin amerikan Donald Trump. Juncker tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndarë BE-në në tregti "janë të kota".
Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, Juncker pohoi se do të përpiqet ta bindë Trumpin që t'i heqë tarifat mbi importet nga Evropa.
"Bashkimi Evropian dhe tregu i tij i vetëm janë të pandashëm. Të gjitha përpjekjet për të ndarë evropianët janë të kota", tha Juncker.
Trump ka vënë taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% për aluminin në muajin mars, por ka bërë përjashtime të përkohshme për BE-në dhe disa partnerë të tjerë tregtarë, derisa bisedimet kanë vazhduar. Këto përjashtime janë hequr në fillim të qershorit, duke nxitur tarifa hakmarrëse nga BE-ja. Trump ka thënë se po shqyrton vendosjen e tarifave edhe mbi makinat evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771