INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jupiteri do të bëjë “namin” nga sonte! Ja cilat shenja të HOROSKOPIT do të kënaqen tani e tutje!

Jupiteri do të bëjë “namin” nga sonte! Ja cilat shenja të HOROSKOPIT do të kënaqen tani e tutje!

Publikuar më: 22:52 09-07-2018

Duke filluar nga mesnata e sotme Jupiteri, planeti i zemërgjerësisë dhe dhuratave, do të sjellë një lumë energjish pozitive për të gjitha shenjat.

Por a do të dini si t’i merrni dhe mirëpërdorni ato?

Dashi: Ka ardhur momenti të gjeni një zgjidhje përfundimtare për disa probleme të vogla, që ju shqetësojnë prej kohësh. Nuk keni asgjë për të humbur, kështu që besojuni këshillave dhe sugjerimeve të miqve, si dhe energjisë që do t'ju dhurojë Jupiteri.

Demi: Jupiteri është një kundërshti me shenjën tënde, kështu që e vetmja rrugë e sigurt për t’u ndjekur, është ajo e zemrës. Besojini partnerit dhe gjeni tek ai gjithçka që të duhet për të qenë e qetë. Ju pret një verë emocionuese.

Binjakët: Jupiteri njihet ndryshe si planeti zemërgjerë, kështu që nuk kishte se si të mos ndihmonte edhe Binjakët. Do të vini re një afrim më të madh jo vetëm në raportet në çift, por edhe me miqtë e kolegët. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kuptoni se ç’vlerë kanë ata për ju dhe se nuk duhet t’i humbisni.

Gaforrja: Jemi në periudhën tuaj të dashura Gaforre, por a ndiheni gati për të shijuar verën me të gjitha kënaqësitë dhe të papriturat e saj? Jupiteri do të kujdeset personalisht që të rrethohesh nga njerëz të dashur, miq të mirë dhe të përjetosh sa më shumë gëzim këto muaj. Do të ndiheni mirë dhe nuk ken ipse të frikësoheni nga e tashmja.

Luani: Gaforrja nuk është e vetmja që do të mirëpresë një verë të paqtë dhe të lumtur, Luani është po ashtu në lojë për të shijuar pjesën e tij. Dielli dhe deti kanë me të vërtetë magjik tek të lindurit e kësaj shenje. Ndiheni më energjikë, optimistë dhe i merrni gjërat më shtruar. Nëse keni ndërmend të ndërroni shtëpi, ky është momenti i duhur.

Virgjëresha: Jupiteri do të përqëndrojë të gjitha energjithë e tij tek humori i Virgjëreshës, që për të së vërtetës është disi i vështirë. Duhet të tregoheni më të qeta dhe të gatshme për të bashkëpunuar me njerëzt që keni pranë. Jeni me fat pasi keni pranë vetes njerëz që të duan.

Peshorja

Ashtu sikundër Dashi, edhe Peshorja duhet t’i japë zgjidhje një çështjeje që e shqetëson prëj kohësh. Bëhet fjalë për një çështje ekonomike, një nga ato vrimat që duhet mbyllur siç thotë populli. Sigurisht që Jupiteri nuk do t’ju dërgojë para nga qielli, por do t’ju ndihmojë të gjeni çelësin e gjithë kësaj situate. Urime, do ia dilni mbanë.

Akrepi

Në ndryshim nga shenjat e tjera, Jupiteri nuk do të tregohet edhe aq miqësor me të lindurit nën shenjën e Akrepit. Ju pret një verë e qetë, pa shumë angazhim, pa zhurmë dhe bujë të madhe, ndoshta më mirë kështu. Duhet të merreni paksa me veten dhe ky është momenti i duhur.

Shigjetari

Do t’ju duhet të prisni muajin nëntor që të mund të përfitoni plotësisht nga të mirat e Jupiterit, i cili do të vendoset në shenjën tuaj. Megjithatë jeni në një fazë të mbushur me adrenalinë dhe emocione, ashtu siç ju pëlqen juve.

Bricjapi

Bricjapi është gjithmonë i zënë me punë, me impenjime, aq sa në axhdendën e tij arrin të harrojë njeriun më të rëndësishëm: veten. Por, Jupiteri e di këtë dhe gjatë kësaj vere do t’ju ndihmojë të njihni dhe doni më shumë veten, të gjeni paqen shpirtërore për të cilën keni nevojë.

Ujori

Ujori është shenja më e pavarur e horoskopit, por kur bëhet fjalë për çështje praktike dhe ekonomike ka gjithmonë nevojë për një dorë. Në këtë rast është Jupiteri që do të ndriçojë dilemat tuaja.

Peshqit

Peshqit dhe ndjeshmëria e tyre nuk mund t’u shpëtonin vëmendjes së Jupiterit, i cili do të ringjallë emocionet e tyre më intime./living

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432