INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jurgen Klopp fut në sherr Rike Roçin dhe Eva Muratin, moderatorja i kthehet sërish: Askush nuk e...[FOTO]

Jurgen Klopp fut në sherr Rike Roçin dhe Eva Muratin, moderatorja i kthehet sërish: Askush nuk e...[FOTO]

Publikuar më: 17:23 22-06-2018

Fotoja e Rike Roçit që kohë më parë bëri xhiron e rrjetit vazhdon akoma të gjenerojë zhurmë. Një postim i bërë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ku në qendër ishte fotoja e Rikes me mbishkrimin: “Ja pse na mungon Shqipëria në botëror”, ditën e djeshme u bë kryefjala e portaleve edhe pse nuk është konfirmuar nëse është profili i tij i vërtetë.

Eva Murati prezantuesja sportive e Vizion Plus dhe Tring ka reaguar për këtë foto, duke e publikuar në ‘Instagramin’ e saj dhe ka shkruar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”

eva.png

 

Mesa duket ky koment nuk është pritur mirë nga Rike e cila sot ka zgjedhur të reagojë me një postim: “T’i themi shoqes E.M të Tring (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”

vet.png

 

Mirëpo debati nuk është ndalur me kaq. Pas mesazhit të Rikes për Evën në Instastoryn e saj, edhe kjo e fundit s'ja ka përtuar përgjigjen me një tjetër postim:

"Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej bukurisë apo jo të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto. Nuk do guxoja se e di që fatkeqësisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër."- shkroi Eva në foton e saj.

obj.png

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158