INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juristi i Hipotekës arrestohet për korrupsion

Juristi i Hipotekës arrestohet për korrupsion

Publikuar më: 10:55 14-10-2018

Një punonjës i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Fier, është arrestuar për korrupsion pasiv pas disa muajsh në arrati. Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, me detyrë jurist u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 26.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Juristi akuzohet se merrte një shumë prej 300 mijë lekësh për certifikatën e pronësisë së një qytetari.

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012