Ka mjaftuar një mesazh i shkurtër i Justin Bieber, për të shqetësuar të gjithë fansat e tij në mbarë botën.
Ndonëse tashmë i fokusuar tek muzika e tij dhe albumi i fundit "Purpose", Justin i ka bërë të ditur ndjekësve të tij në Instagram se ndihet i frikësuar. Një lloj frike e cila sipas këngëtarit 21-vjeçar, u bë kohë që ka pushtuar dhe nuk di nëse do të largohet ndonjëherë. Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm me komente që tregonin mbështetjen dhe dashurinë e tyre ndaj Bieber. Mister një postim i tillë nga ana e Justin Bieber, i cili vitin 2016-të e nisi me këmbë të mbarë falë suksesit të albumit "Purpose", por edhe lidhjes me modelen Hailey Baldwin. Mos vallë frika ka të bëjë me deklaratën e fundit të Selena Gomez se e kishte mbyllur përfundimisht kapitullin me Justin? Hmmm ose kjo ose fama po fillon të bëhet e papërballueshme për djaloshin!