Shumë kohë para se Justin Bieber të bëhej një nga yjet më të famshëm të muzikës pop, ai ishte vetëm një fëmijë normal në rritje...por me ëndrra të mëdha. Këngëtari i “Cold Water”, është bëri disi nostalgjik, pasi është kthyer pas në kohë dhe ka postuar në Twitter një intervistë për emisionin eTalk të Televizionit anglez, para se të lançonte hitin e tij të parë në 2009-ën “One Time”, intervistë e cila fillimisht u postua nga fansat e tij.
Në këtë video, moderatori e pyet Bieber: “Kur të bëhesh i famshëm, ku e shikon veten? Çfarë lloj karriere do doje të kishe?
Justin i veshur me një xhaketë kafe përgjigjet: “Në një të ardhme e shoh veten duke bërë R&B, si Usher ose Justin Timberlake, ose si një Michael Jackson i vjetër”.
"What kind of career would you like to have?" pic.twitter.com/wVGCJp3IRU
— Justin Bieber Babes (@belieberbabes) September 4, 2016
Më pas këngëtari 22 vjeçar nënshkroi një kontratë me Raymond Braun Media Group një ndërmarrje e përbashkët midis Scooter Braun dhe Usher.
Dhe për ta mbyllur, ëndrrat bëhen realitet!