INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Bieber e bëri tatuazhin në fytyrë

Ja pse Bieber e bëri tatuazhin në fytyrë

Publikuar më: 14:25 09-05-2016

Tatuazhet nuk janë një risi për Justin Bieber, pasi një pjesë e mirë e trupit të tij është e mbuluar me to, por një tatuazh në fytyrë deri tani i mungonte.

Tashmë duket se ka vendosur ta thyejë edhe këtë limit, duke treguar se nuk e ka zakon t’i vendosë kufinj vetes. Tatuazhi është fare i vogël, por në një vend mjaft të dukshëm. Pak poshtë cepit ose “bishtit” të syrit, ai ka vizatuar një kryq të vogël, i dyti për këngëtarin 22 vjeçar pas atij në kraharor. Tatuatori i Bieber, Jonathan 'Jonboy' Valena rrëfen për US Weekly se kryqi në fytyrën e artistit kanadez nuk është i rastësishëm pasi simbolizon “udhëtimin e tij në kërkim të qëllimit me Zotin”. Do të mendonim se që tani e tutje do të bëhej një djalë shembullor, por nuk duke qenë se ky nuk është kryqi i tij i parë...po ia lëmë kohës më mirë të vërtetojë qëllimet e Justin.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984