Janë të rralla rastet kur marrëdhëniet “vjehrrë-nuse” janë perfekte, por kjo bën përjashtim për të ëmën e Justin Bieber e cila nuk ndjen as më shumë dhe as më pak se lumturi për romancën e të birit me modelen Hailey Baldwin.
Ditën e djeshme këngëtari publikoi një shkrim prekës ku i shpjegonte fansave, pse po largohet përkohësisht nga muzika, duke thënë se i duhet kohë për të marrë veten nga problemet e tij personale.
Në të njëjtën ditë Hailey publikoi një foto të Bieber. Në këtë postim mamaja e Justin ka komentuar duke falënderuar modelen për mbështetjen që ajo i jep djalit të saj dhe se ndihet me shumë fat për prezencën e saj.