IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë zbuluar detaje të reja për dasmën e tyre

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë zbuluar detaje të reja për dasmën e tyre

Publikuar më: 15:56 03-10-2018

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar në fshehtësi. Lajmi është konfirmuar nga TMZ e cila ka shkruar se çifti i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në New York. Ata i kërkuan avokatëve të kishin një kontratë martesore të rregullt por duke qenë se duhej disa ditë që të përgatitej vendosën të martoheshin pa një të tillë dhe si dëshmitar zgjodhën shokun e këngëtarit, Josh Mehl.

Tashmë është zyrtare që Justin dhe Hailey janë martuar ligjërisht në një gjendje civile në New York por ata vitin e ardhshëm do të organizojnë një ceremoni kishtare në New York ose Ontario, Canada.
Javët e fundit ata kanë qenë të pandashëm nga njëri-tjetri dhe janë fotografuar herë pas here duke shkuar në Kishë së bashku.


Çifti i famshëm besojnë se betimet e tyre do të jenë të vërteta vetëm kur ato të thuhen dhe premtohen brenda mureve të një Kishe.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0028221607208252