Çifti ka menduar të zhvendosen në një shtet tjetër për të jetuar më të qetë. Justin Bieber dhe Hailey Baldëin kanë udhëtuar drejt Kanadasë, në vendlindjen e këngëtarit, ndoshta për të gjetur pak qetësi për lidhjen e tyre. Jeta e këngëtarit ka qenë e vështirë këtë periudhë në Los Angeles ndaj edhe ka vendosur të qëndrojë aty ku ndjehet si në shtëpinë e tij. Një arsye tjetër është edhe që paparazët tashmë do ta lënë të qetë të fejuarën e tij. Ata kanë marrë një rezidencë 5 milionë dollarëshe në Ontario. Ndoshta çiftit i duhet më shumë kohë për të planifikuar datën e dasmës.