INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber dhe Ronaldo do të luajnë futboll në filmin e ri “Goal!”

Justin Bieber dhe Ronaldo do të luajnë futboll në filmin e ri “Goal!”

Publikuar më: 21:33 22-08-2016

Justin Bieber është një ndër këngëtarët më të mirë dhe më të suksesshëm, ashtu si dhe Ronaldo është një ndër futbollistët me më shumë tituj dhe triumfe në karrierën e tij. E imagjinoni sikur ata të bashkonin forcat në fushën e blertë? Fansat e futbollit do të habiten kur të marrin vesh se Justin Bieber dhe Cristiano Ronaldo do të jenë protagonistë në një film për Real Madrid.

Këngëtari është në bisedimet e fundit për të marrë pjesë në rikthimin e filmit të njohur “Goal”. Çfarë roli do të ketë Bieber? Ai do të jetë një futbollist i ri shumë premtues, i cili zbulohet brenda natës dhe menjëherë kthehet në një sensacion. 22 vjeçari nuk është i huaj në këtë fushë, sepse i kemi parë shpesh videot e tij duke na treguar aftësitë e mrekullueshme në përdorimin e topit.

Filmi pritet të fillojë xhirimet në mars të vitit 2017, dhe Real Madrid thuhet se do të lejë aktorët dhe stafin të kryejnë filmimet në stadiumin Santiago Bernabeu. Buxheti i filmit është rreth 100 milion sterlina, një shifër stratosferike, por e justifikuar pasi janë emra të mëdhenj si Bieber, Ronaldo, Beckham e shumë futbollistë të tjerë, si dhe Clint Eastëood, i cili do të jetë gjyshi i Justin në film.

Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet, sepse mezi po presim të shikojmë “Goal”.  

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785