Luftë e hapur mes Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Ata dikur ishin çifti i preferuar i muzikës pop, por tashmë po nxehen me njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër. Gjithçka filloi me një mbishkrim të Justin, i cili poshtë fotos në Insta me të dashurën Sofia Richie, lëshoi një kërcënim për fansat. Ai tha se nëse vazhdojnë ta shajnë bukuroshen, ai do ta bëjë Instan e tij privat. Këtu futet në lojë Selena, e cila komenton në foto se “kur nuk e duron dot nxehtësinë, mos posto foto me të dashurën, por mos iu hidh kundër fansave”. Nuk ka vonuar përgjigja e Justin, që ka thënë se Selena e ka shfrytëzuar atë vetëm për pak vëmendje. Dhe kjo histori sapo ka filluar...