Vajza e Michael Jackson bëri një deklaratë shokuese për “Rolling Stones” ku sqaroi se kompania që organizon vente dhe ture muzikore “AEG Live” do të bëjë që këngëtarët e tyre të dehidratohen e të punojnë deri sa të vdesin. Duke u shprehur e bindur se babain e saj e kanë vrarë, Paris tha në mënyrë indirekte se është e trembur edhe për Justin. “Në një koncert të tij, ai ndihej i lodhur, i emocionuar. Pashë biletën, lexova AEG Live, dhe mendova se si babai im është lodhur kaq shumë, saqë nuk mund të flinte as gjumë”.
Por Justin nuk është i frikësuar nga “AEG Live”, përkundrazi ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta. Të paktën kështu shprehen burimet për TMZ, të cilat theksojnë se “Justin nuk është i frikësuar dhe as i mbingarkuar prej punës. Ai gëzon shëndet fizik dhe psikologjik të mirë, si rrallë ndonjëherë”.