Justin Bieber mesa duket ka reflektuar gjatë, dhe po i lë pas ato sjelljet e pahijshme që e kanë shoqëruar gjatë turit të tij muzikor “Purpose”. Ai është një ndër artistët që ka fansat më të zjarrtë në botë, dhe disa pika loti nuk e ndalojnë atë të këndojë para tyre. Pikërisht një ngjarje e tillë, ashtu si në Poloni, ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë, mbrëmjen e kaluar. Gjatë performancës Së këngës “Purpose” emrin e së cilës mban turi muzikor, teksa qëndronte i ulur dhe mbante të veshur bluzën me mbishkrimin “Metallica”, disa pika loti rrodhën nga sytë e tij, lot të cilët u mundua ti fshinte herë me dorë dhe herë me bluzë. Sigurisht lot gëzimi e emocioni, saqë edhe fansat që filmuan videon, brohorasin për ta mbështetur dhe motivuar në mënyrë që të vazhdojë shfaqjen pavarësisht syve të skuqur nga lotët. Justin u ngrit në këmbë, dhe bëri atë që di të bëjë më mirë!