Na kishte munguar Justin Bieber në Instagram!
Përveç se një këngëtar i suksesshëm, Bieber ka edhe një sens të madh humori. Ai sigurisht që nuk e ka pritur aspak mirë lajmin për lidhjen e The Weeknd dhe ish-it të tij, Selena Gomez, dhe sa herë i është dhënë mundësia, e ka sharë muzikën e Abel. Por nuk do e besonim asnjëherë që “Starboy” e The Weeknd, është kënga e tij e preferuar. Ja dëgjojeni teksa e thotë vetë në një video Live në Instagram.
“Kënga e preferuar për momentin?” dikush e pyet Justin. Dhe pasi mendohet rreth pyetjes, ai përgjigjet: “Starboy e The Weeknd”. Dhe pikërisht kur të krijohet përshtypja se ai ka ndërruar mendim për muzikën e të dashurit të Selenës, këngëtari kanadez fillon të qeshë në mënyrë histerike.
E kuptuam, ishte thjesht një ironi apo sarkazëm, quajeni si të doni, por konsiderojeni si “Diss 2”.