Prej disa ditësh këngëtarja e njohur Selena Gomez ndodhet në psikiatri për shkak të një krize nervore që ajo pësoi. Mesa duket gjendja shëndetsore e Selena Gomez e shqetësoi së tepërmi Justin Bieber.
Vetëm një ditë pasi i thanë se Selena Gomez ndodhet në spital, ai u fotografua duke qarë vetëm dhe më pas edhe në krah të bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin. Burime pranë këngëtarit bëjnë të ditur se ai nuk ndalet duke fajësuar veten e tij për gjendjen e Selenës sepse është i mendimit se këngëtarja ende e vuan lidhjen e tij me Hailey.
Madje sipas po të njëjtit burim kjo situatë po ndikon edhe në marrëdhënien e tyre sepse Justin e ka akoma mendjen tek Selena.