INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber feston 22-vjetorin në një shpellë

Justin Bieber feston 22-vjetorin në një shpellë

Publikuar më: 11:46 02-03-2016

Justin Bieber na ka surprizuar!

Mendonim se do ta festonte ditëlindjen e tij të 22-të me një festë të çmendur plot femra të bukura dhe alkool, por jo. Justin ka vendosur t'i mbajë festimet më private, dhe ka kaluar mbrëmjen e së martës në një shpellë me disa nga miqtë e tij më të ngushtë. Hitbërësi i "Sorry" ka kaluar natën në mes të një pylli me dëborë, larg nga clubet e zakonshme të Hollywood-it. Ka qenë vetë Justin ai që ka publikuar një seri fotosh të aventurës së tij në Instagram, ndonëse në asnjë moment nuk ka komentuar vendin se ku ishin shkrepur fotot. Urojmë 22-vjetori ta ketë gjetur Justin Bieber më të pjekur dhe pse jo më të përgjegjshëm, pasi suksesi nuk i mungon. Gëzuar Justin!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094