Këto të fundit nuk kanë qenë kohë të mira për Justin Bieber, por artisti kanadez duket se po e merr veten. Sjellja e tij e çuditshme, duke filluar nga të qarat në skenë, refuzimet për të bërë foto me fansat e deri tek shëtitjet zbathur në parqe i kanë shqetësuar të gjithë, por tashmë situata po ndryshon. Këngëtari 22 vjecar ishte shpirti i festës në një after-party të koncertit të tij. Mësohet se fatura e tij shkoi në shifrën e 2.400 dollarëve vetëm me tekila dhe vodka. Jo saktësisht ajo që mund të konsiderohet një shenjë depresioni...