Justin Bieber i shokoi të gjithë këtë javë ku ai grushtoi një fans, duke e lënë të gjakosur atë pas koncertit në Barcelonë. Nëse shumë fansa dhe jo vetëm “e kryqëzuan” këngëtarin 22 vjeçar, Rita Ora i ka dalë në mbrojte duke theksuar se ajo pasojë e pahijshme është e justifikueshme.
Në një intervistë për Metro, Rita Ora u shpreh se duke e njohur Justin dhe formimin e tij të mrekullueshëm, e di se si është kur ndihesh i parehatshëm dhe i frikësuar.
“Kam përjetuar vetë momente tmerri. Në disa raste, fansat e tejkalojnë vijën e sigurisë dhe për një moment bëhet gjithçka shumë e frikshme. Mendoj se reagimi i Justin ishte shumë natyral, të gjithë do të vepronin njësoj si ai”, tha Ora.