Nëse mendonit se pse nuk keni një tatuazh në fytyrë apo nuk vishni më shumë se dy bluza njëkohësisht, nuk keni asnjë të përbashkët me Justin Bieber, jeni gabuar.
Ylli 22-vjeçar i pop-it është njësoj si , një fans krenar i stilit të Ryan Gosling. Më konkretisht, stilin e aktorit në filmin "The Place Beyond the Pines". Këtë gjë e vërteton tributi që Justin i ka bërë këtë javë Gosling në Instagramin e tij, me 68,5 milionë ndjekës. Që nga xhinset e spërkatura me bojë, bluzet e grisura, e deri tek tatuazhet dhe flokët e lyer platin, nuk është çudi që Bieber është një fans i "The Place Beyond the Pines", por mbi të gjitha i patriotit të tij kanadez. Askush nuk mund ta mohojë që në film Ryan Gosling është një bishë e vërtetë!