Ka mjaftuar një foto e saj e postuar në Instagramin e Justin Bieber, që jeta e Cindy Kimberly të ndryshonte njëherë e përgjithmonë.
Modelja spanjolle e cila deri para pak kohësh fitonte 3 dollarë për orë me punën si dado, tashmë e ka gjetur veten si personazh të fushatës publicitare të "Very". E veshur me një stil casual, si përshembull bluze me barkun jashtë, xhinse të bardha të grisura dhe këpucë pink, Cindy ka treguar aftësitë e saj si modele. Të themi të drejtën nuk është se kishim nevojë për prova, pasi portreti i mrekullueshem i vajzës tregon gjithcka, edhe pse u desh syri i Justin Bieber që ajo të dilte në pah!