INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber i pamëshirshëm, lë fansat të presin në shi

Justin Bieber i pamëshirshëm, lë fansat të presin në shi

Publikuar më: 14:46 05-05-2016

Sapo Bieber lajmëroi për nxjerrjen në treg të edicionit të limituar të veshjeve që kishte përdorur gjatë turit “Purpose”, fansat vërshuan si të çmendur.

Ata pritën radhën për të paktën dy orë në shi mes ulëritjesh dhe tentimesh për të kapërcyer barrierat.  Por pjesa më e madhe as që e kishin kuptuar që Justin ishte mbyllur në dyqan, ndërkohë që ata prisnin me padurim për veshjet e turit të famshëm. Kjo sigurisht ka shkaktuar pakënaqësi tek fansat disa prej të cilëve e kishin kaluar tërë natën në shi duke pritur që të hapej dyqani.

Veshjet janë dizenjuar nga Jerry Lorenzo i njëjti që ka dizenjuar edhe veshjet Yezzus për Kanye Ëest, frymëzuar nga heavy metal dhe Nirvana.  E preferuara ka qenë një bluzë e verdhë me mbishkrimin “Security” për të cilën fansat janë zhgënjyer kur kanë mësuar se ka qenë edhe e para që është shitur. Veronica, një fanse e Bieber, tha se sado që mund të kishte urrejtjen e të tjerëve,  Justin bën prapë atë që do në fund. “Ai nuk do t’ia dijë çfarë njerëzit mendojnë për të” tha  ajo.  Kur u pyet se çfarë mendonte për pritjen e gjatë në shi, ajo u përgjigj: “Mos e urreni, ai është thjesht një adoleshent budalla” . Në fakt Justin është 22 tani , por mesazhi është i qartë!

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484