INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber i shton një tjetër datë tour-it, në Gjykatën e Floridas

Justin Bieber i shton një tjetër datë tour-it, në Gjykatën e Floridas

Publikuar më: 13:52 15-02-2016

Mendonim se i kishte lënë pas problemet me ligjin, por jo!

Justin Bieber duket se do t'i duhet të marrë ca ditë pushim nga turneu i tij nëpër botë, për t'u përballur me një padi gjyqësore të ngritur disa kohë më parë. Më konkretisht bëhet fjalë për një incident të ndodhur një fotografi dhe truprojës së këngëtarit, i cili pretendon se është rrahur nga ky i fundit në një restorant-metro në Miami, për shkak se shkrepi disa foto të Bieber. Sipas dokumentave të siguruara nga TMZ, Justin e ka axhendën e zënë nga data 16 shkurt e deri më 2 dhjetor, e megjithatë gjykatësi i çështjes i ka lënë atij afat deri më 31 korrik, për të dhënë dëshminë e tij. Ah dhe gjërat bëhen akoma më intersante pasi Justin Bieber do të merret në pyetje nga Mark DiCowden, i njëjti avokat që e mori në pyetje dikur në lidhje me Selena Gomez. Një dëshmi që bëri xhiron e botës në vitin 2014-të!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543