INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber ia bën të paharrueshme ditëlindjen të dashurës së tij Sofia [VIDEO]

Justin Bieber ia bën të paharrueshme ditëlindjen të dashurës së tij Sofia [VIDEO]

Publikuar më: 19:38 26-08-2016

Justin Bieber di si të festojë ditëlindjen e një zonje! E dashura e tij Sofia Richie, mbushi 18 vjeç, dhe Justin është kujdesur për të ia bërë këtë ditë më të bukur se kurrë. Bieber dhe Sofia kaluan një ditë të paharrueshme së bashku. Dita e saj e parë si një e rritur, ishte e veçantë. 22 vjeçari e mori atë për të bërë shopping, në “Barney’s New York në Beverly Hills. 30 minuta u kan mjaftuar atyre për t’i mbushur çantat plot me rroba, çanta të cilat i mbanin truprojat. Por nuk mbaron me kaq, ndalesa e rradhës ishte, festimi perfekt i 18 vjeçares: tatuazhi i parë i saj.

Justin dhe Sofia u ndalën në një sallon tatuazhi në “Sunset Strip” dhe menjëherë u vunë re nga një autobus i mbushur me fansa, të cilët nxorrën kamerat për të bërë video.

Bieber po hante një sandwich, ndërsa e dashura e tij po ngiste makinën. Po përpiqeshim të shikonim se çfarë sandwichi ishte, por ajo çfarë na tregoi ai ishin disa lëvizje kërcimi. Fansat në autobus dhe në bulevard, dukeshin më shumë se të kënaqur. 

Article Logic
Execution time: 0.0019769668579102