Duket se një tjetër person u shtua në ekipin e Kanye West në dramën e tij të famshme me Taylor Swift.
Ai është Justin Bieber. Ky i fundit postoi mëngjesin e së martës në Instagramin e tij një foto shkëputur nga biseda në Facetime me Kanye West. Nën foto ai shtoi titullin “Çkemi Taylor Swift”, duke lënë të kuptohej se në anën e cilit ishte. Nuk mund të duket e habitshme pse zgjodhi të mbante mban anën e Kanye-s pasi ata kanë punuar bashkë në të kaluarën. Por ajo që duket e habitshmë ,është të shohësh Bieberin të thërrasë Taylor Swift kaq publikisht.