Përdorimi në masë i lëndëve narkotike të VIP-ave të Hollywoodit e jo vetëm është bërë një problem shumë i madh. Mac Miller ishte viktima e radhës dhe për shumë pak edhe demi Lovato rrezikoi jetën.
Mesa duket këtyre telasheve i qenka futur edhe Justin Bieber i cili paska rrezikuar shumë. Ka qenë menaxheri i tij Scooter Braun i cili në një intervistë për “The Red Pill Podcast” është shprehur se ka kaluar shumë vështirësi me këngëtarin. Justin në moshën 19-vjeçare ka qenë një konsumues i rregullt i lëndëve narkotike dhe Scooter ka qëndruar gjithmonë me frikës se ai mund të humbiste jetën në një moshë shumë të re.
“Kisha shumë frikë se do ta humbisja dhe nuk më zinte gjumi. Mendoja se me aq shumë sa pinte gjatë natës nuk do të ishte në gjëndje të zgjohej në mengjes” – tha Scooter.