Justin Bieber është plot me surpriza...sidomos në klube.
Mos u shqetësoni, këtë herë nuk ka lënë ndonjë skenë të pahijshme, përkundrazi. Këngëtari 22 vjeçar, po pinte vetëm në barin “Fifth Pubhouse” në Toronto, dhe kur humbi interesin në lojën e ekipit që ai mbështet, Toronto Raptors, u ul në piano për të bërë atë që di të bëjë më mirë. Justin u dhuroi një mbrëmje të bukur të gjithë të pranishmëve, teksa këndoi live një nga këngët më të bukura nga repertori i tij, pikërisht hitin “Sorry”, në një version që nuk e kishim dëgjuar më parë. Klientët e lokalit ishin të kënaqur dhe kënduan së bashku me këngëtarin kanadez, kështu që s’është nevojë të thuhet se performanca shkoi mirë. Mirëpo jo vetëm fansat morën benefite, pasi Justin nuk nxorri asnjë dollar nga xhepat e tij për të paguar pijet...paguan lokali! Epo, e meritonte!