Javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë por gjërat duket se nuk shkojnë shumë mirë dhe kjo për shkak të faktorëve të jashtëm. Së fundmi mësohet se modelja e famshme nuk është e shqetësuar për dramën që po ndodh në media për shkak të krizës emocionale të Selena Gomez dhe se si Justin Bieber ka ndikuar në këtë situatë.
Hailey ndihet shumë e lumtur në martesën e saj me këngëtarin kanadez dhe gjendja e tij emocionale falë Selenës nuk e shqetëson aspak përkundrazi ajo do e mbështesë në këtë situatë derisa gjithçka t’i kthehet normalitetit.
Media i bën këto gjëra të duken më të vështira për tu përballuar por Baldwin siguron se asgjë nuk është kaq dramatike.