INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber lë kokën pas aktores hollywood-iane, kërkon diçka serioze! [FOTO]

Justin Bieber lë kokën pas aktores hollywood-iane, kërkon diçka serioze! [FOTO]

Publikuar më: 10:51 31-05-2016

Të reja surprizuese nga universi Bieber!

Justin dëshiron të ketë diçka serioze me aktoren Nicola Peltz. Këngëtari 22 vjeçar takoi yllin e filmit “Transformers: Age of Extinction” në Los Angeles dhe menjëherë e ftoi në një takim. Por ndërkohë që deri këtu nuk ka ndonjë gjë jashtë natyrës së “lëvizshme” të Justin, janë miqtë e tij që japin lajmin e madh. Burime pranë artistit kanadez bëjnë me dije se këtë herë Justin nuk dëshiron thjesht të flirtojë dhe të bëjë lojëra, por ta marrë seriozisht bukuroshen 21 vjeçare. Ata shtojnë se është hera e parë pas shumë kohësh që e shohin mikun e tyre kaq të humbur pas një vajze. Dhe takimi mes dy yjeve të botës së spektaklit nuk ishte nga ato të zakonshmit ku është gjithmonë në mes një jaht në ishujt tropikalë. Justin ka zgjedhur të jetë më i thjeshtë me Nicola-n duke luajtur golf në miniaturë, një lojë shumë popullore në Shtetet e Bashkuara, shenjë që kërkon t’i marrë hapat me radhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988