Me energji të tepruara e ka nisur tour-in e tij "Purpose", Justin Bieber.
Gjithçka ka nisur mbrëmjen e djeshme në Seattle KeyArena, ku Justin ka performuar për gati 90 minuta. Një performancë goxha ekzaltuese e cila është hapur me këngën "Mark My Words" dhe është përmbyllur me hitin "Sorry". Por sigurisht duke njohur artistin, në këtë koncert nuk kanë munguar as veprimet provokuese ndaj publikut, sic kanë qenë ato që Justin vendosi të realizonte në skenë me një nga balerinat e tij. Në tërësi e gjithë performanca e Bieber ka qenë një akrobaci e vërtetë, duke qene se edhe skena ishte ngritur në formën e një trampoline. Ah po, harruam t'ju themi se si zakonisht Justin Bieber nuk ka ngurruar të heqë bluzen, për të treguar hiret e tij. E pritshme? Po!
Another video of Justin Bieber performing on the #PurposeTour last night in Seattle, Washington. (March 9) pic.twitter.com/y1xoCTnXBN
— JustinBieberCrew.com (@JBCrewdotcom) March 10, 2016