Këngëtari kanadez duket se shumë shpejt do të kuptojë ndryshimin ndërmjet situatave kur gënjen një mësuese dhe kur gënjen njerëzit e ligjit.
Avokatët kanë akuzuar Justin Bieber se ka mashtruar për të shmangur një dhënie dëshmie. Artisti 22 vjeçar u ka thënë atyre që ishte i sëmurë dhe për këtë arsye nuk mund të paraqitej për dëshminë. Megjithatë, avokatët rrëfejnë se ai ka mashtruar pasi kanë në zotërimin e tyre video që tregojnë se Bieber nuk ishte sëmurë, por thjesht ishte shumë i zënë duke festuar. Si u zbulua Justin Bieber në planin e tij të mashtrimit? Nga disa video të thjeshta në YouTube, të publikuara nga fansat e tij. Problemet e të qenit i famshëm...