Pavarësisht problemeve në jetën private, karriera muzikore e Justin Bieber është në kulmet e saj.
Ai ka thyer një tjetër rekord, këtë herë për këngën më të transmetuar në Britani me superhitin e tij “Sorry”. Artisti kanadez ka arritur shifrën e 100 milionë herëve që kjo këngë është transmetuar online. Sipas kompanisë Official Charts, ky është numri më i lartë që një këngë ka arritur që nga koha kur kanë filluar matjet. Madje kjo kompani ka shtuar gjithashtu se nuk besojnë që ky numër të tejkalohet ndonjëherë nga një këngë tjetër, duke konfirmuar bindjen se ky rekord do t’i përkasë gjithmonë Justin-it. Numra fenomenësh për këngëtarin 22 vjeçar ose thjesht rekorde me të cilët ai është mësuar tashmë.