INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber me fat, i shpëton aksidentit [VIDEO]

Justin Bieber me fat, i shpëton aksidentit [VIDEO]

Publikuar më: 19:42 26-10-2016

Çfarë po ndodh me Justin Bieber?!

Gjërat mund të kishin përfunduar shumë tragjikisht për Justin Bieber, ku për të shmangur trafikun, makina me të cilën ai po udhëtonte, po ecte në sensin e kundërt të rrugës.

Në një video Snapchat-i të filmuar nga një fans, mund të shihet makina e Justin duke ecur në krahun e djathtë  të rrugës, dhe shkon drejt të gjithë linjës së trafikut që vjen nga ana e djathtë. Për fat të mirë fuoristrada e tij nuk u godit, por ishte një situatë shumë e frikshme dhe e rrezikshme.

Departamenti i Policisë Cheshire po heton ngjarjen por nuk besojnë se Bieber po ngiste automjetin në atë moment, siç bën me dije TMZ. Si thjesht një pasagjer, Justin me shumë gjasa nuk do të ndëshkohet, ka konfirmuar një zyrtar i policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719