Dihet tashmë që Justin Bieber ka plot tatuazhe në trupin e tij por është hera e parë që ai bën një të tillë në pjesën e fytyrës. Pasi Bieber postoi një foto duke treguar një shenjë të zezë në anë të syrit fansat menduan se ky ishte një tatuazh i përhershëm.Një foto të tillë, postoi edhe Jonboy, një artist i cili u ka bërë tatuazhe shumë personave të famshëm, Këngëtari i hitit “Sorry” është parë ditën e premte me mikun e tij, në një studio tatuazhi në New York.
Në foton që 22 vjeçari shpërndau me fansat,shkroi “Duke pushuar për shfaqjen në Philly,do të jetë një shfaqje e bukur". Justin Bieber, kishtë thënë më parë për revistën GQ, që do e realizonte një tatuazh në fytyrën e tij, por pas disa kohësh, kur të ishte më i madh.