INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber në gjendje të rëndë psikologjike? Miqtë e këngëtarit të shqetësuar për veprimet e tij të fundit [FOTO]

Justin Bieber në gjendje të rëndë psikologjike? Miqtë e këngëtarit të shqetësuar për veprimet e tij të fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:27 08-10-2018

Miqtë e Justin Bieber mendojnë se veprimet më të fundit të këngëtarit tregojnë se ai është në një gjendje konfuze dhe të hutuar për jetën e tij dhe po lufton çdo ditë me veten, sidomos uljet dhe ngritjet e famës. Sipas revistës së huaj ‘Page Six’, miqtë e tij mendojnë se ai në të vërtetë nuk e di se kush është dhe se çfarë po bën apo se çfarë është e drejtë apo jo.

“Mendoj se Justin po pëson një krizë identiteti të vazhdueshme”, është shprehur një mik i afërt për ‘Page Six’.

Ai ka shtuar se ka bërë disa veprime shumë të çuditshme, duke përmendur martesën me modelen Hailey Baldwin apo dhe veprimet me fansat që qarkullojnë shumë video nëpër rrjete sociale.

Megjithatë disa miq mendojnë se ai thjesht poi bën këto veprime për famë dhe marketing, por që po e çojnë drejt rrugës së gabuar.

rs_600x600-180807092109-600-Hailey-Baldwin-Summer-Dresses.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887