Justin Bieber, i cili nuk ndihet mirë në kuptimin e plotë të fjalës për çdo gjë, duket se ka një mikeshë të re. Ylli kanadez i popit është parë në shoqërinë e aktores bukuroshe të “Transformers”, Nicola Peltz në Steakhouse Mastro në Beverly Hills dhe natyrisht të gjithë mendojnë se ata tashmë janë të dashur.
“Justin doli nga makina, hapi derën për të si një zotëri i vërtetë dhe shkuan për një darkë” sipas E! News. Ata ndiheshin komodë teksa biseduan, qeshën dhe nuk i ndanë sytë për asnjë moment nga njëri-tjetri. Megjithatë nuk ishin vetëm, pasi shoqëroheshin edhe nga dy truproja.
Edhe pse fytyra e Justin dukej sikur kishte qëndruar shumë në diell, ne jemi të lumtur që ai është në kërkim të dashurisë dhe mesa duket është në rrugën e duhur.