Selena Gomez ende e vuan hijen e Justin Bieber në jetën e saj.
Ishte vetë bukuroshja 23 vjeçare ajo që e pranoi këtë fakt, ndërkohë që dha lajmin se nuk do të performojnë “The Heart Wants What It Wants” në turin e saj Revival. Gomez tregon se kjo këngë e ndikon shumë atë emocionalisht pasi gjithçka në të flet për artistin kanadez. Ajo deklaroi se nuk mund ta këndojë këtë këngë pasi ajo e con mbrapa në një vend i cili nuk ishte i mirë për të. Mesa duket Justin është një plagë e hapur që ende djeg.
Dhe ndërkohë që Selena vuan fansat nuk mund të shqetësoheshin më pak për të. Ethet për një ribashkim të Jelena nuk janë shuar kurrë, por duket se sa vjen dhe intensifikohen. Konfirmim për këtë është fakti se një foto throwback e publikuar nga Justin është bërë imazhi me më shumë pëlqime në Instagram, me plot 3.6 milionë të tilla, duke mundur edhe foton e famshme të Kendall Jenner, e shtrirë me fustan nuseje dhe flokët që formonin zemra.