Ai ndoshta mund ta përballojë lidhjen e ish të dashurës, Selena Gomez me The Weeknd por nuk mundi të qëndrojë më gjatë pa Instagramin e tij.
Pas 6 mujajsh pauze, këngëtari vendosi të rihapë Instagramin dhe mendohet që motivi të jetë reklama e T Mobile ku ai është imazh. Kjo video është edhe postimi më i frekët i 22 vjeçarit pas 6 muajsh. Kujtojmë që Bieber e mbylli Instagramin pasi u konfliktua me fansat për ish të dashurën të cilën ata nuk e pëlqenin aspak.
Por edhe shkëmbimi i komenteve aspak të mira me ish të dashurën, Gomez , bënë që këngëtari i hitit “Sorry” të bindej për ta mbyllur llogarinë e tij në Instagram. Madje ai e quajti këtë aplikacion të djallëzuar dhe asnjëherë nuk do të donte ta përfshinte më veten aty. Por ja që Bieber nuk e mbajti fjalën.