Justin Bieber vazhdon turin e tij 'Purpose' në Britaninë e Madhe, në mënyrën siç vetëm ai di.
Koncerti i tij i fundit ishte ditën e enjte në Manchester Arena, ku realisht jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej.
22 vjeçari ashtu si jo rrallë herë, ka zhgënjyer fansat, jo me performancën, por me arrogancën e theksuar. Ai është treguar shumë i paedukatë me ta, ku ka ngritur zërin duke insistuar që audienca të relaksohet dhe të mos brohorasë ndërkohë që ai këndon.
Këtë dëshpërim fansat e kanë shprehur me anë të disa postimeve në Twitter. Ata përveçse lavdërojnë muzikën e këngëtarit, shprehin dhe se ai duhet të ndryshojë mënyrë sjelljeje me adhuruesit e tij. Le të shpresojmë që Justin do t'ua vërë veshin këtyre kritikave, sepse janë të shumta rastet, kur këto kritika kanë shkuar në vesh të shurdhët.