Kushdo që mendon se të shtuarit efektin e shiut në një koncert të brendshëm është një ide e mirë, kurrë nuk ka provuar të performojë në një të tillë.
Mjafton të pyesni Justin Bieber, i cili gjatë performancës së hitit "Sorry" në koncertin e mbajtur në Kansas City, desh ka thyer qafën. Me saktë legenin, duke qenë se këngëtari ka përfunduar duke rrëshqitur në skenë, me të pasme. Një incident i dhimbshëm, për të mos thënë më tepër, të cilin fansat e pranishëm në publik menjëherë e kanë publikuar nëpërmjet videove online. Megjithatë si një profesionist i vërtetë Justin është ngritur direkt në këmbë duke çuar deri në fund performancën e tij. "Tonight was a great show" ka thënë Bieber në Twitter dhe ne smund të ishim më dakord!