INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber

Justin Bieber "përpëlitet" sërish pas Selena Gomez

Publikuar më: 11:44 21-03-2016

Ende nuk e dimë “What Do You Mean”(çfarë do të thuash) Justin Bieber!

PIkërisht kur menduam se ylli kanadez i kishte dhënë fund nostalgjive të tij për ishin historik Selena Gomez, ja pra që Justin rikthehet për t’ia bërë BAM! Këngëtari 22 vjeçar sapo ka ndarë një tjetër foto throëback ku ndodhej së bashku me Selenan, për arsyen e thjeshtë se ai ka ende shumë “ndjenja”. Pa asnjë paralajmërim, ndjekësit e autorit të hitit “Sorry” e gjetën veten duke parë foton e një Selene më të vogël në moshë, buzë pishinës, duke puthur ish të dashurin e saj, që duket se ende nuk e pranon dot pjesën e “ish”-it. Fillimisht ai nuk vendosi asnjë mbishkrim për foton, por më pas shtoi fjalën e vetme, por që do të thotë shumë: “ndjenja”. Le të themi që rezultati ishte mëse i qartë, 350 mijë pëlqime në më pak se 15 minuta. Mos e nënvlerësoni fuqinë e Beliebersave. Ndoshta ia ndryshojnë mendjen bukuroshes 23 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607