Dikush ta shpëtojë të shkretën nga duart e gjuetarit!
Nuk duhet të jetë dhe aq e vështirë të tërheqësh një vajzë për dikë që ka fituar simpatinë dhe jo vetëm të miliona të tillave përreth botës si një nga djemtë më të pëlqyer nga adoleshentet. E megjithatë këtë herë Bieber kishte sy vetëm për një bukuroshe me fat, e cila duket se nuk e konsideronte aspak veten të tillë. Ai u fotografua në sediljet e pasme të një makine përkrah një bruneje shumë seksi në Rio de Janeiro të Brazilit. Dhe ndërkohë që të shumta do ishin ata që do e konsideronin si dhuratë nga qielli një rast të tillë, vajza në fjalë duket sikur është amrrë kundër dëshirës së saj. Në fotot e ndryshme Bieber përpiqet ta puthë, por ajo jo vetëm duket sikur nuk e dëshiron aspak diçka të tillë, madje edhe i shmanget. Ndoshta është thjesht e turpshme në publik dhe nuk ka dashur të kapet në pozë të vështirë nga kamerat, pasi presupozojmë që të paktën në makinë është ngjitur me dëshirën e saj. Ndryshe Bieber do ta priste burgu, por fundja ai është mësuar me skandale...