Kjo nuk është hera e parë që Justin Bieber tregohet i pasjellshëm me fansat. Megjithatë, është e papranueshme t’u flasësh atyre në këtë mënyrë. Ndërkohë që ai ndodhet në mesin e turit të tij muzikor “Purpose”, në Norvegji, u gjend para disa fansave, si shumica e personazheve të famshëm. Mirëpo këngëtari 22 vjeçar i zhgënjeu ata. Nuk pranoi të bënte foto? Jo jo! Jo vetëm që nuk i përshëndeti, por u tregua shumë vulgar edhe pse fansat dukeshin shumë të lumtur që po shikonin Justin nga afër. “Ju ta shpifni” u tha Bieber atyre, të cilët menjëherë u mërzitën nga kjo fyerje, ashtu siç kuptohet nga reagimi në video.
Ndoshta Justin është ende i mërzitur për incidentin që i ndodhi në Mynih, ku u sulmua nga një person i panjohur në një klub nate, ama përsëri nuk ka justifikim.