INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber pranë kapitullimit, në rrezik shëndeti i tij mendor! [FOTO / VIDEO]

Justin Bieber pranë kapitullimit, në rrezik shëndeti i tij mendor! [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 10:47 11-05-2016

Justin Bieber nuk pranon më të bëjë foto me fansat nën asnjë lloj rrethane.

Më parë në muajin mars, ai kishte lajmëruar se nuk do të takonte më fansat pas performancave muzikore, por tashmë duket se e ka çuar situatën në një tjetër nivel. Artisti kanadez u theu zemrën fansave në një postim të gjatë në Instagram, ku deklaroi që në rast se e shohin në rrugë, të mos i drejtohen për foto. Justin thotë se situata ka shkuar në një pikë ku njerëzit e trajtojnë si kafshë kopështi zoologjik dhe nuk duan fare t’ia dinë për të, as nuk e përshëndesin, vetëm i kërkojnë foto.

Çfarë është vërtet shqetësuese është fakti se Bieber thekson që dëshiron të mbajë shëndetin e tij mendor, pasi duket se kjo situatë po ndikon shumë keq për të psikologjikisht. Së fundmi ai është parë duke ecur zbathur në një park publik në Boston. Pra, nuk ëshë se thjesht po bën situatën dramatike kur flet për shëndetin e tij mendor. Këngëtari 22 vjeçar e mbyll mesazhin e tij duke thënë se nuk i ka borxh asgjë asnjeriu, pra edhe nëse dikush blen albumin e tij nuk do të thotë që mund të bëjë foto me të. I suksesshëm në muzikë, por jashtë saj, familjarët bëjnë mirë të shqetësohen për popstarin e tyre.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi ai qau në skenën e koncertit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0030910968780518